Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në seancën plenare të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë tha se një Shqipëri e fortë do të thotë edhe një Kosovë edhe më e fortë, një Kosovë më e suksesshme e ngrit edhe më lartë Shqipërinë.
“Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është e rrënjosur në histori, nën sakrificat e panumërta. Kjo lidhje nuk është thjesht simbolike. Është një themel i pathyeshëm mbi të cilin duhet të ndërtojmë bashkëpunim më të madh e koordinim më të shpeshtë. Kosova dhe Shqipëria janë dy pjesë të pandashme të një kombi të madh”, tha Osmani.
Osmani tha se aspirata për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian është pasqyrim i identitetit dhe vizionit tonë.
“Vlerat në të cilat qëndron BE-ja janë edhe themelet e shtetit tonë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetiteve të Serbisë ndaj Kosovës. Për Kosovën, Shqipëria ka qenë një shtet motër dhe në çdo hap të ndërtimit të shtetit tonë, populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës. Zëri i deputetëve të Shqipërisë është më shumë se i vlerësuar nga populli i Kosovës dhe ju jemi gjithmonë mirënjohës. Le t’i afrojmë dy shtetet tona në strukturat euroatlantike, të vazhdojmë të ecim krah për krah”, tha presidentja Osmani./Arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...