Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se është esenciale të ulët numri i ministrive.
Ajo thotë se qeveria e PAN-it ishte bërë e madhe me qëllim të akomodimit të njerëzve të partisë.
Ajo ka thënë se në qeverisjen e saj, dy ministri do t’i takojnë partive pakicë, ndërkaq 10 ministri do të ndahen me partnerin e koalicionit.
“Në ministri do të ketë maksimumi nga dy zëvendësministra. Ministri të caktuara nuk do të zhduken, por do të zhduken të emëruarit politik. Në administratë mbesin të gjithë. Ne kemi paraparë që financat të jenë të ndara por të gjitha çështjet ekonomike të futën brenda një ministrie”, ka thënë ai.
Osmani tutje ka shtuar se duhet të krijohet një mentalitet i ri qeverisës, që jo e gjitha barra të merret nga ministri dhe këshilltarët por edhe nga shërbyesit civil e administrata.
Duke folur për strukturën gjinore në ministri, ajo ka thënë se garanton meritokraci në përfaqësim.
Sipas saj, është e përkushtuar që të ketë përfaqësim të barabartë në ministri.
“Ne nuk kemi nevojë të marrim shembuj nga jashtë, gratë në Kosovë kanë bartur peshë të rëndë dhe unë besoj që ka gra të përgatitura. Sot kemi 81 për qind të grave që nuk janë në tregun e punës. Kemi program për fuqizimin ekonomik të gruas. LDK-ja familjen e ka parë gjithmonë si shtyllë themelore të shoqërisë. Nëse ne e shohim se rinia kosovare është në ikje, nëse shohim familje, atëherë mbi këto e kemi ndërtuar programin politik”, ka thënë ajo.
Duke folur për programin e saj për familjen ajo ka thënë se kanë paraparë nga 100 euro në muaj për secilin fëmijë deri në moshën 1 vjeçare për vitin e parë qeverisës.
Ajo tutje ka thënë se kjo kushton 18 milionë euro në vit dhe një gjë e tillë është e përballueshme.
Osmani thotë se synimi i tyre është që kjo ndihmë t’i jepet secilës familje dhe kjo ndihmë mund të shkojë deri në 24 milion euro.
Duke folur për martesën mes personave të gjinisë njëjtë, ajo ka thënë se do ta respektojë kushtetutën. Ajo tutje ka shtuar se në LDK nuk është diskutuar asnjëherë tema e martesës mes personave të gjinisë së njëjtë.
“Në qoftëse jam në Kosovë do të marr pjesë në Paradën e Krenarisë”, ka thënë ajo.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...