Osmani: Kuvendi ka diskutuar më shumë se sa duhet për dialogun

10:49 | 26 Mars 2019
Arbresh.info

Vjosa Osmani, deputete nga LDK  në tryezën e organizuar nga KDI për të diskutuar për punën e Kuvendit rreth dialogut me Serbinë ka thënë se kuvendi ka diskutuar më shumë se sa që duhet për dialogun.

Ajo ka kundërshtuar të gjeturat e KDI-së se Kuvendi ka diskutuar pak për dialogun. Osmani ka thënë se tema e dialogut ka lënë pas shumë tema tjera më të rëndësishme për të ardhmen e vendit, shkuan arbresh.info.

“Nuk mendoj që na ndihmoj trajtimi i kësaj teme nga aspekti thellësisht teknik. Nuk na ndihmon nëse thoni i keni mbajt kaq seanca unë mendoj që kemi mbajt më shumë seanca për dialogun se sa që duhet. Kjo temë na ka ndaluar me u marr me shumë tema tjera, nganjëherë më duket se shteti i Kosovës është peng i një teme të vetëm e që është dialogu.  Sa i përket temës së dialogut ne vend që të fokusohemi që ta ngritin këtë temë të dialogut duhet të fokusohemi që të gjitha ngritjet tona të jenë në arritjen e një konsensusi”, ka shtuar ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme