Sot, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, pranë Këndit të Kurajos të inauguruar muaj më parë, u përurua pulla postare “Heroinat e Kosovës”.
Me këtë rast, Posta e Kosovës e ka lëshuar në qarkullim këtë pullë postare kushtuar grave të Kosovës që sakrifikuan jetën e tyre në rrethana të ndryshme për lirinë e Kosovës.
Në fjalën e rastit, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se: “Është me rëndësi për ne që Kuvendi i Kosovës të jetë vend i hapur për të gjitha aktivitetet të cilat përfaqësojnë̈ qytetaret tanë dhe historinë e Kosovës. Por, në veçanti do mbështesim çdo nismë që reflekton punën, sakrificën, dhe arritjet e heroinave tona ndër vite, sepse, fatkeqësisht deri më tani, jo radhë herë është injoruar roli jashtëzakonisht i madh i grave kosovare në ndërtimin e shtetit tonë, në arritjen e lirisë, në luftën për barazi gjinore, në protesta të shumta që janë organizuar për vite të shumta, si dhe sakrifica e tyre gjatë luftës.”
Në emër të Postës së Kosovës, U.D. Kryeshefja Ekzekutive, Vjollca Shala Mulaj falënderoi Kryetaren e Kuvendit dhe Kuvendin e Kosovës për mbështetjen e tyre dhe potencoi se: “Ky emision i pullave postare që po e promovojmë sot është i veçantë, sepse mishëron sakrificën dhe njëherësh krenarinë e gruas shqiptare nëpër shekuj, sidomos vuajtjet biblike të shumë vajzave dhe nënave që përjetuan tmerrin e dhunimit.
Në promovimin e mbajtur në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nën patronatin e Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, morën pjesë zyrtarë të lartë të Postës së Kosovës, si dhe përfaqësues të shoqatave të grave, gratë deputete, ambasadorë si dhe mysafirë të tjerë./arbresh.info
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë