Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar pas votimit në Kuvend të vendimit për dërgimin për herë të parë të FSK-së në misione jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Osmani, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë ndërkombëtar ushtarak.
“Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës bëri një akt historik duke aprovuar Vendimin për dërgimin për herë të parë të FSK-së në misione jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Si Presidente në detyrë dhe Komandante Supreme e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës ndjehem krenare që do ta jap autorizimin final për këtë mision që kemi bashkërenduar me partnerët tanë amerikan”, ka shkruar Osmani.
“Në emër të qytetarëve të Kosovës ju shprehë falënderimin tim Shteteve të Bashkuara të Amerikës për besimin që kanë ndaj FSK-së dhe ndaj Republikës së Kosovës në përgjithësi. Falënderoj gjithashtu Gardën Kombëtare të Iowas për bashkëpunimin dhe shprehjen e besueshmerisë për FSK-në. Ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë ndërkombëtar ushtarak dhe jam e sigurt se ushtarakët tanë do të na bëjnë krenar me punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre!”, ka shkruar ajo.
Kuvendi i Kosovës votoi të martën për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët dhanë miratimin për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse, në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit amerikan të Ajovës.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...