Sot bëhen 16 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Miratimi i saj ishte një moment historik që shënoi fillimin e një epoke të re për Kosovën.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën e Kushtetuesës, ka thënë se Kushtetuta e vendit është udhërrëfyese dhe se zbatimi i saj e ndihmon Kosovën dreht integrimit në familjen euroatlantike.
“Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike”, ka thënë Osmani.
Tutje, Osmani ka thënë se në këtë ditë “që është normë supreme, e cila përcakton identitetin dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike, rikonfirmojnë përkushtimin e tyre institucional për zbatimin dhe afirmimin e këtyre vlerave”./Arbresh.info
Arbenita i reagon ashpër Feros: Unë jam ende me trauma dhe e...
Fero: Për Vullnetin ka paragjykime, por brenda në shpirt ësh...
LDK: Qëndrojmë të bashkuar me popullin turk
Trepça pëson humbje në grupet e FIBA Europe Cup
Haradinaj mesazh komunitetit shqiptar në Amerikë: Kosova ka ...
Abdixhiku nga Rahoveci: Momenti për ndryshim është afër