Google ADS

Osmani: Kushtetuta jonë është tejet unike

10:18 | 24 Tetor 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se është e nderuar që po merr pjesë në konferencën e dytë vjetore të gjykatave kushtetues të Ballkanit.

Osmani tha se është e bindur që që themelimi i këtij forumi do të garantojë të drejtat e njeriut.

“Ky forum i gjenë gjykatat të mbledhura në kryeqytetin tonë. Kushtetuta jonë është tejet unike. Gjykatat kushtetuese paraqesin institucionin kulmor për garantimin e kushtetutave ku ju buron ligjitimiteti. Zhvillimi i drejtësisë kushtetuese është i pashmangshëm. Kosova përgjatë 16 viteve ka dhënë një shembull të mirë të sundimit të ligjit dhe institucionet kanë treguar një kulturë”, tha Osmani.

Sipas saj praktika e kësaj gjykate është pasuruar nga gjykatat evropiane të njeriut për rritjen e sigurisë së qytetarëve tanë.

“ Derisa po shënojmë këtë 15 vjetor dua të shpreh kënaqësinë për të bashkëpunuar me të gjithë ju”, tha presidentja./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme