Kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani, ka treguar planin e saj për dialogun me Serbinë dhe kushtet që ka në tavolinë për presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
“Një kohë të gjatë jam marr me këtë proces. E kuptoj drejt që kompromisi për Kosovën ka përfunduar me pakon e Ahtisarit. Kompromisi tjetër është që ne po ulemi me Serbinë përkundër faktit që s’ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe akoma s’i ka paguar reparacionet e luftës”.
“Me vetë faktin që ulemi në atë tavolinë dhe e shtrijmë dorën e dialogut dhe bashkëpunimit, sepse kur flasim për dialogun ne e kemi më të vërtetë dhe të sinqertë dhe kontribuojmë në atë drejtim, për dallim prej Serbinë që i shkatërron urat dhe fqinjësinë e mirë”.
“Kur flasim për kompromiset sa i përket rregullimit të brendshëm me Kosovën kanë përfunduar me Ahtisarin. E dyta kompromis ne po bëjmë me Serbinë për vetë faktin që ne po ulemi me ta në tavolinë dhe po tregohemi të hapur që të bëjmë dialog edhe pse s’kanë kërkuar falje”.
“E treta është që ne po pranojmë që edhe Serbia të avancohet në rrugën e saj drejt BE-së që është themelore për Serbinë, përkundër faktit që s’po e zbaton kushtin themelor ndaj BE-në për fqinjësi të mirë”.
“Këto janë kompromiset tona dhe më të rënda se këto nuk mund të kërkojë askush. Ne do të insistojmë që BE mos ta harrojë kontekstin Kosovë-Serbi se ne nuk mund të sillemi sikur bota ka filluar prej vitit 2011 sepse ka histori marrëdhëniesh”.
“Ka histori që e kujtojmë secili prej nesh. Unë kam qenë 16 vjeçare gjatë luftës dhe kur të ulemi në tavolinë me Vuçiqin unë jam e vetmja anëtare që kam humbur anëtarë të familjes, e vetmja që ka të zhdukur, e vetmja që i është djegur banesa gjatë luftë, e vetmja që më janë vrarë para syve njerëzit me të cilët jam rritur”.
“Kur të ulemi në atë dhomë dhe të flas për të zhdukurit unë do të flas njëjtë sikur të ishte secila nënë e Gjakovës dhe e Kosovës. Do të flas në emër të tyre është detyra ime që të mbrojë interesat e Kosovës dhe jo se çka qejf të flas presidenti serb”.
“Në çdo proces të dialogut duhet pajtimi i të dyja palëve që një temë të vendoset në tavolinë. Pajtimin tim dhe të qeverisë sime nuk do ta kenë në asnjë moment që të diskutohen tema tjera”.
Osmani në Zona Zgjedhore tha se ndër prioritetet e saj i ka edhe kontributet e qytetarëve të Kosovës në Serbi.
“Do të kem prioritet edhe te pensionet, për kontributet pensionale ka vendosur Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut është legjitimuar, ka mbetur që të zbatohet ai vendim. Kemi të bëjmë më pronën individual të qytetarëve tonë”.
“Nuk është çështje që të arrihet kompromis. Kjo është e drejtë elementare e të drejtave të njeriut. Duhet të vendosim në Bruksel që kontributet pensionale që Serbia i ka vjedhur të kthehen, s’ka negociata dhe kompromis në temën e të zhdukurve. Natyrisht që ka të zhdukur më shumë shqiptarë, por unë do të jem e barabartë për të gjithë edhe për serbët e zhdukur”./klankosova/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...