Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi sipas saj, ajo marrëveshje është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
Osmani tha se Kosova në dialogun me Serbinë i ka zbatuar 99% të marrëveshjeve dhe është vetëm Asociacioni që s’është zbatuar për arsye kushtetuese, teksa shtoi se Serbia ka listë të gjatë të marrëveshjeve që s’i ka zbatuar.
“Gjykata Kushtetuese i ka gjetur 23 shkelje të kushtetutës në atë marrëveshje. Në sistemin tonë juridik, marrëveshjet e tilla s’janë asnjëherë mbi kushtetutën, andaj ajo çka mund të them unë si presidente e Kosovës është se ne do ta zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Osmani.
Vjosa Osmani decidivisht theksoi se “nuk mund të ketë bashkësi mono-etnike”, ngase Kushtetuta e Kosovës është e ndërtuar mbi parime të shumëllojshmërive etnike.
Zgjidhje të shekullit të kaluar, e cilësoi ajo marrëveshjen për këtë bashkësi komunash e cila është arritur në kuadër të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, fillimisht në vitin 2013 e më pastaj më 2015.
“S’mund të shtyjmë para zgjidhje që ndajnë njerëz, që shkaktojnë segregacion e krijojnë mure”, u shpreh Osmani para Pahorit, derisa shtoi se modele si “Republika Serbe” e Bosnje-Hercegovinës, “e shohim çdo ditë se çfarë problemesh shkaktojnë”.
Në atë se a ka alternativë për këtë marrëveshje, Osmani tha se “e vetmja alternativë është Kushtetuta e Kosovës”.
Rreth dialogut Kosovë-Serbi, Osmani tha se kërkojmë “njohje reciproke e jo zgjidhje gjysmake”.
Funksionaliteti, sovraniteti, integriteti territorial, dhe unitariteti i shtetit, Osmani tha se nuk bën të cënohen, siç do të ishte rasti me zbatimin e Asociacioni të Komunave me shumicë serbe./arbresh.info/
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë