Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 8,372 djem dhe burra boshnjakë të vrarë pa mëshirë nga forcat serbe të vrarë në masakrën e Srebrenicës 27 vjet më parë.
Përmes një postimi në Twitter, ajo ka thënë se të gjithë duhet të jemi të bashkuar kundër përpjekjeve për të lavdëruar ose mohuar këto mizori të tmerrshme.
“27 vjet pas Gjenocidit të Srebrenicës, ne kujtojmë 8,372 djem dhe burra boshnjakë të vrarë pa mëshirë nga forcat serbe.Sot, zemrat tona janë me të dashurit e tyre. Ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar kundër përpjekjeve për të lavdëruar ose mohuar këto mizori të tmerrshme”, ka shkruar Osmani. /arbresh.info/
27 years after the #SrebrenicaGenocide, we remember the 8,372 Bosniak boys & men mercilessly murdered by Serb forces.
Today, our hearts are with their loved ones. We must all stand united against attempts to glorify or deny these heinous atrocities. pic.twitter.com/ajcV8sIZRk
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 11, 2022
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet