Google ADS

Osmani kujton masakrën në Lagjen e Kovaçëve: Ata u vranë vetëm se ishin shqiptarë

15:45 | 14 Prill 2023
Emir Abduramani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e lagjes së Kovaçëve në Mitrovicë.

Presidentja Osmani e kujtoi këtë ngjarje makabre ku u vranë 31 banorë të kësaj lagjeje, me rastin e 24-vjetorit.

“Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, u masakruan në lagjen e tyre, ndaj do të kujtohen përherë”, tha Osmani.

Ajo theksoi se përpjekja për dënimin e autorëve nuk do të ndalet asnjëherë, ashtu si kujtimi për ta.

“Qoftë i paharrueshëm kujtimi për 31 të masakruarit në lagjen e Kovaçëve!”, përfundoi ajo./Arbresh.info

Të ngjashme