Google ADS

Osmani kujton Masakrën e Dyzit: Krimet nuk vjetrohen, kriminelët të marrin dënimin e merituar

19:19 | 18 Prill 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Dyzit të Podujevës ku u torturuan mizorisht dhe u ekzekutuan 70 burra, gra e fëmijë.

Osmani u shpreh se nuk do të ndalemi kurrë duke kërkuar drejtësinë, sepse krimet nuk vjetrohen kurrë dhe kriminelët patjetër duhet të marrin dënimin e merituar, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani kujtoi 25-vjetorin e Masakrës së Dyzit të Podujevës

Më 18 prill të vitit 1999-s, në fshatin Dyz të Podujevës ndodhi masakra më e madhe në rajonin e Llapit.

25 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen njërën ndër krimet më makabre, në fshatin Dyz të Podujevës ku torturuan mizorisht dhe ekzekutuan 70 burra, gra dhe fëmijë.

Duke kujtuar e nderuar me përulësi të gjithë viktimat e masakrës së Dyzit dhe të gjitha viktimave të ekzekutuara nga regjimi gjenocidal i Serbisë, nuk do të ndalemi kurrë duke kërkuar drejtësinë, sepse krimet nuk vjetrohen kurrë dhe kriminelët patjetër duhet të marrin dënimin e merituar.

Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme