Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osamani, ka kujtuar komandant Drinin në 21-vjetorin e rënies.
Osmani në postimin e saj, në rrjetin social “Facebook”, është shprehur se drejtësia nuk është vënë ende në vend, shkruan arbresh.info.
Postimi i plotë:
“Komandant Drini (Ekrem Rexha), ishte luftëtari i devotshëm i UÇK-së dhe çlirimtari me integritet, i cili lirinë e kuptoi si themelin e shtetit. Ai sa bëri në luftë, bëri në paqe, duke u shndërruar në modelin e njeriut që luftën për atdhe e bëri për të mirën e përgjithshme. Në 21-vjetorin e vrasjes, kur drejtësia ende nuk është vënë në vend, ne e kujtojmë me përulje njeriun që la vepra, të cilat do jenë udhërrëfyese dhe shembëlltyrë se si luftohet dhe si ndërtohet paqja e shteti.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për komandant Drinin!”/arbresh.info/
Komandant Drini (Ekrem Rexha), ishte luftëtari i devotshëm i UÇK-së dhe çlirimtari me integritet, i cili lirinë e kuptoi…
Posted by Vjosa Osmani on Saturday, May 8, 2021
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...