Osmani kujton Enver Malokun në 25 vjetorin e vrasjes: Mbetet shembull i njeriut të përkushtuar ndaj fjalës së lirë

17:13 | 11 Janar 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar veprimtarin e gazetarin Enver Maloku, në 25 vjetorin e vrasjes.

Osmani ka thënë se Maloku e kultivoi fjalën e lirë dhe informoi me guxim për tragjedinë e popullit të vet duke u shndërruar në zëdhënës të fuqishëm për lirinë e pavarësinë e Kosovës, përcjell Arbresh.info.

Tutje Presidentja shtoi se ai mbetet shembull i njeriut të përkushtuar ndaj fjalës së lirë e lirisë së popullit të vet.

Postimi i plotë:

Sot mbushen 25 vjet nga vrasja tinëzare e Enver Malokut, veprimtarit e gazetarit të guximshëm, njeriut që e shndërroi fjalën e lirë e informimin e drejtë në parime të një shoqërie dhe e shënjoi një epokë të raportimit të guximshëm e profesional.

Ai e kultivoi fjalën e lirë dhe informoi me guxim për tragjedinë e popullit të vet duke u shndërruar në zëdhënës të fuqishëm për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Si zëdhënës i vullnetit politik e njerëzor të kombit të vet, ai mbetet shembull i njeriut të përkushtuar ndaj fjalës së lirë e lirisë së popullit të vet.

Por, pikërisht në prag të arritjes së lirisë, Maloku u vra në hyrje të ndërtesës ku banonte. Fatkeqësisht, drejtësia ka dështuar deri më sot që t’i vendosë para drejtësisë përgjegjësit për këtë vrasje, sikur edhe për shumë të tjera, të kryera menjëherë pas luftës. Prandaj, sërish duhet ta përsërisim thirrjen për institucionet përgjegjëse që autorët e krimit të sillen para drejtësisë, duke përfshirë të gjitha vrasjet e pasluftës.

I përjetshëm kujtimi për Enver Malokun!/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme