Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin të vrarë 24 vite më parë nga forcat serbe.
Tutje Osmani tha se në ditën kur NATO vendosi t’i japë fund regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit me fillimin e sulmeve ajrore, avokati bashkë me djemtë e tij u rrëmbyen nga forcat serbe dhe u ekzekutuan në mënyrë barbare.
“Ekzekutimi i avokatit Kelmendi dhe djemve të tij ishte i planifikuar dhe shpërfaqje e egërsisë së regjimit kriminal serb në kohën kur liria jonë nisi të dukej në horizont”, thuhet në deklaratën e presidentes.
Ajo tutje ka deklaruar se avokatin Kelmendi “do ta kujtojmë për angazhimin e palodhshëm në fushën e drejtësisë dhe nuk do të ndalojmë asnjëherë që vrasësit e tij dhe të dy djemve të vihen para drejtësisë”.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për avokatin dhe bijtë e tij!”, ka përfunduar Osmani./arbresh.info/
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka