Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur krenare me arritjen e vajzave dhe djemve të FSK-së të cilët kanë dëshmuar rezultate të jashtëzakonshme në akademitë, kolegjet dhe qendrat profesionale ushtarake amerikane më prestigjioze në botë.
“Përgjatë javëve të fundit, vajzat dhe djemtë e Forcës sonë të Sigurisë dëshmuan përkushtim dhe rezultate të jashtëzakonshme në akademitë, kolegjet dhe qendrat profesionale ushtarake amerikane më prestigjoze në botë. Krenarë me Agron Muratin, Alban Bujupin, Alban Bunjakun, Albert Kuçin, Albin Bytyçin, Andrin Vuthaj, Arbnor Haxhanin, Shpresa Gashin, Vesa Ibrahimin dhe shumë e shumë të reja e të rinj, të cilët personifikojnë të ardhmen e FSK-së”, tha Osmani./Arbresh.info
Digjen orët e rrymës në një ndërtesë në Fushë Kosovë
Lushtaku: Me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës tonë, PDK...
Zyrtarët e lartë amerikanë vizitë pa paralajmërim në Beograd...
Barcelona deklason Sevillën para ndeshjes me Real Madridin
Truku për pastrimin e radiatorëve: Do të hiqni të gjithë plu...
Inter arkëton tre pikë të mëdha në udhëtim tek Roma