Google ADS

Osmani: KQZ-ja ka dëshmuar integritet dhe aftësi organizative me zgjedhjet e fundit

19:11 | 3 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Ky takim vije pas vlerësimit pozitiv të performancës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Bashkimit Evropian.

Presidentja Osmani nga ana tjetër ka theksuar se KQZ-ja ka dëshmuar integritet dhe aftësi organizative me zgjedhjet e fundit, ndaj ka avancuar besimin e qytetarëve ndaj KQZ-së.

Sipas Presidentes Osmani kjo performancë e KQZ-së është lavdëruar edhe nga vetë monitoruesit e BE-së, të cilat i kanë vëzhguar zgjedhjet e fundit, njofton Presidenca.

Ajo ka thënë se vendit i duhen institucione kredibile dhe me integritet, ndaj ka mbështetur punën e KQZ-së, me urimin që ky standard i dëshmuar të vazhdohet të mbahet edhe më tej./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme