Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani e ka thumbuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, lidhur me idenë e tij për shkëmbim territoresh, apo siç po e quan ai “korrigjim të kufijve”. Osmani ka thënë se Thaçit tek tani po i bie ndërmend se ekziston Lugina e Preshevës.
Osmani përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook ka deklaruar se vizita e Vuçiqit në Kosovë do të duhej të refuzohej në tërësi, pasi as lidërëve kosovarë nuk iu është lejuar të vizitojnë Luginën e Preshevës.
Ajo ka thumbuar Presidentin Thaçi, për të cilin ka thënë se vetëm tani është kujtuar se ekziston Presheva. Deklaron se në këto rrethana, Kosova, ashtu siç ka paralajmëruar me qindra herë deri tani, do të duhej të aplikonte reciprocitet, e të refuzonte jo vetëm Vucicin, por të gjithë zyrtarët e tjerë serb.
Ky është statusi i plotë i saj:
MPJ refuzon kërkesën e Vucicit për te vizituar liqenin e Ujmanit.
Thaçi refuzon MPJ-në dhe thote se mikut të tij Aleksandrit, itinerari do t’i miratohet ashtu siç e ka kërkuar (perfshirë Ujmanin).
Në fakt, vizita e Vucicit në Kosovë do duhej refuzuar në tërësi. Më thuani cili Kryeministër apo President i Kosovës deri sot është lejuar të vizitojë Luginën e Preshevës (për të cilen tek tani Thacit po i bjen ndërmend se ekziston)?
Vetëm gjatë muajve të fundit, vizitat në Luginë të Preshevës (edhe kur kanë qenë vizita familjare) i janë refuzuar deputetëve, pjesëtarëve të FSK-së, akademikëve, policëve, e deri edhe zyrtarëve më të ulët të institucioneve të Kosovës, vetëm e vetëm pse punojnë për këto institucione. Në këto rrethana, Kosova, ashtu siç ka paralajmëruar me qindra herë deri tani, do të duhej të aplikonte RECIPROCITET, e të refuzonte jo vetëm Vucicin, por të gjithë zyrtarët e tjerë serb.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...