Google ADS

Osmani: Kosova vazhdon të udhëheqë me shembull në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e drejtësisë

09:06 | 9 Qershor 2023
L G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se miratimi i ( Magnitsky Act) ku sanksionohen të huajt për shkeljet e të drejtave të njeriut, tregon edhe njëherë angazhimin e Kosovës që kanë marrë në Samitin për Demokraci.

Osmani ka përgëzuar edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për punën e saj në këtë ligj.

“Kosova vazhdon të udhëheqë me shembull në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e drejtësisë. Unë e përgëzoj ministren Albulena Haxhiu për punën e saj në këtë ligj vendimtar”, ka deklaruar presidentja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme