Google ADS

Osmani: Kosova shumë shpejtë duhet të jetë eksportuese e sigurisë

12:26 | 27 Nëntor 2020
arbresh.info

u.d e Presidentes, Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës thotë se buxheti i Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të jetë i pa prekshëm.

“Buxheti i FSK-së duhet të jetë i paprekshëm drejtë tranzicionit të plotë në ushtri. Kosova shumë shpejtë duhet të jetë eksportuese e sigurisë në rajon e botë”, deklaron Osmani, raporton arbresh.info.

Sipas saj, FSK-ja është gatshme, jo vetëm për deminim e reagime në rast të fatkeqësive natyrore, për misione shumë më të rënda e të rëndësishme.

“Të dashur ushtarak duhet të jeni krenar që jeni pjesë e një misioni ushtarak që ka mision të shenjtë, mbrojtjen e territorit të vendit. Jemi të gatshëm që partneritetin me NATO-n ta thellojmë, me vendosmërinë për të qenë në të ardhmen pjesë e Aleancës Veriatlantike”, shprehet Osmani.

Këto komente ajo i ka bërë përmes një videomesazhi gjatë ceremonisë së shënimit të Ditës së Forcës – FSK-së./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme