Google ADS

Osmani: Kosova qëndron me Ukrainën, sepse Kosova qëndron në anën e lirisë!

18:23 | 3 Mars 2022
L G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur miratimin e Rezolutës në mbështetje të Ukrainës nga Kuvendi i Kosovës.

Përmes një statusi në Facebook, Osmani shkruan se Kuvendi i Kosovës sot foli me një zë, duke dëshmuar se përballë hegjemonive që cenojnë liritë më fundamentale njerëzore e që shkelin të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, shkruan arbresh.info.

Ajo ka falënderuar të gjithë deputetët të cilët sipas saj, fuqizuan edhe mëtej qëndrimin tashmë të shprehur nga Kosova lidhur me dënimin e agresionit rus në Ukrainë.

“Sot, Kuvendi i Kosovës foli me një zë. U dëshmua se përballë hegjemonive që cenojnë liritë më fundamentale njerëzore e që shkelin të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, sovran e në përputhje me vlerat demokratike, ne gjithmonë qëndrojmë të bashkuar dhe në anën e drejtë të historisë. Falënderoj të gjithë deputetët të cilët e fuqizuan edhe mëtej qëndrimin tashmë të shprehur nga Kosova lidhur me dënimin e agresionit rus në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë dhe hapjen e dyerve për refugjatët nga Ukraina”, shkruan Osmani.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot me 94 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka votuar rezolutën e cila e dënon agresionin ushtarak dhe invazionin e federatës ruse mbi Ukrainën dhe popullin e saj.

Të gjitha grupet parlamentare përveç Listës Serbe që nuk mori pjesë në këtë seancë, e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë./arbresh.info/

LEXO EDHE

Kuvendi miraton rezolutën për Ukrainën, Lista Serbe lëshon sallën

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme