Osmani: Kosova nuk është shportë më pemë e perime që çdokush të marrë diçka

09:17 | 2 Mars 2021
V. S.

“ Kosova nuk është shportë më pemë e perime që çdokush të mund të marrë diçka”.

Ky ishte mesazhi i u.d së Presidentit, Vjosa Osmani, në një konferencë për media pas takimit më të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton arbresh.info

“ Natyrisht kemi pasur qasje kritike për çështje të caktuara si tema e kufijve. Por qasja ndryshe nënkupton që ne assesi nuk pranojmë që çështjet e kufijve të bëhen pjesë e negociatave. Çka pritet prej këtij procesi është që edhe Kosova edhe Serbia ta marrin nga BE-ja  përfitimin final që është anëtarësimi në BE. Përfitimi final është anëtarësimi në BE e jo të konsiderohet Kosova si shportë më pemë e perime që çdokush merre diçka prej saj duke shndërruar pastaj në një shtet jo funksional që si duhet askujt”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme