Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se pavarësisht shtetësisë 16 vjeçare, Kosova vazhdon të mbetet vendi më proevropian dhe pro NATO.
“Vetëm 16 vjeçe, Kosova mbetet vendi më pro BE dhe pro NATO në rajon. Tutje e kuptojmë që duke iu bashkëngjitur kësaj aleance, jo veç që do të jemi për së afërmi me partnerët për mirëqenie dhe siguri globale, por do të angazhohemi për paqen dhe sigurinë si në rajon ashtu edhe në shtëpi”, ka thënë ajo në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ajo ka përmendur se Kosova po lë shenjë nëpër botë me sport, art e përfaqësues të rinj në fusha të ndryshme.
“Të gjitha këto po dëshmojnë se Kosova ka një popull që ushqehet me shpresë, punon me pasion dhe ëndërron me kurajo, duke shtruar rrugën për një të ardhme të plotë me mundësi”, ka thënë ajo.
“Me një rritje ekonomike të dyfishtë postpandemike, Kosova poashtu po sheh një perspektivë premtuese ekonomike për eksportet dhe investime direkte. Nuk përparojmë vetëm brenda kufinjve, por edhe jemi partnerë të besueshëm ndërkombëtarë”, ka deklaruar Osmani.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...