Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka pritur në takim kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Maqedonia e Veriut, sipas Presidentes Osmani është shtet fqinj dhe njëkohësisht mbështetëse e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Osmani tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut mund t`i shkëmbejnë përvojat në procesin e integrimit evropian dhe në të njëjtën kohë shfaqu bindjen se ky shtet do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën evropiane.
Në këtë kontekst, ajo tha se Kosova llogaritë në përkrahjen e mëtejme të Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, sikurse edhe në NATO, BE dhe organizata ndërkombëtare.
“Në prag të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, kryeministri Xhaferi, njoftoi Presidenten Osmani se mbështetja e Maqedonisë së Veriut është e plotë.”, thuhet në njoftim.
Në këtë takim, ndër të tjera u diskutua edhe për finalizimin e pikave të përbashkëta kufitare përpara fillimit të sezonës verore, sikurse edhe lehtësimin e të bërit biznes./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...