Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim sot, nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Raniner Wieland dhe një delegacion të Shoqatës gjermano-kosovare.
Në takim me Wieland, Presidentja Osmani ka përsëritur se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj në këtë kontekst ka kërkuar që vendet hezituese ta mundësojnë lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.
Më tej, Presidentja është ndalur edhe te procesi i dialogut me Serbinë ku ka potencuar se ai duhet të marrë fund me njohjen e Kosovës. Sipas zonjës Osmani pavarësisht dialogut, qytetarët e Kosovës përballen me nivel të lartë të papunësisë, sikurse edhe me pasojat e pandemisë, posaçërisht në sferën e ekonomisë.
Prandaj, sipas Presidentes Osmani prioritetet kryesore të institucioneve duhet të jenë pikërisht këto sfida me të cilat ballafaqohen qytetarët. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...