Osmani: Kosova është e pavarur dhe do të mbetet e tillë në kufijtë aktual

12:26 | 17 Shkurt 2021
M. A.

Sot po shënohet 13 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë ditë të madhe për kosovarët është duke u mbajtur manifestimi qendror i shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, raporton Arbresh.info.

Në fillim të manifestimit, ishte u.d presidentja Vjosa Osmani e cila iu drejtua të pranishmëve me një fjalim për përvjetorin e pavarësisë.

Osmani përcolli mesazhe falënderuese për të gjithë ata që kontribuuan në pavarësinë e shtetit tonë.

“Flamujt e kaltër të cilët sot kanë stolisur sheshet na bëjnë krenarë për shtetin tonë”.

“Ky shtet është bërë nga gjaku i dëshmorëve, nga rezistenca e po thyeshme për qëndresë”.

“U jemi përjetësisht mirënjohës NATO-s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Bashkimit Europasn sepse pa ndihmën e tyre pavarësia as që do të mund të paramendohej”, tha Osmani ndër tjerash./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme