Google ADS

Osmani: Kosova dhe Serbia të barabarta në dialog, të mos negociohet për territor dhe sovranitet

18:48 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Ka përfunduar takimi mes kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.

Osmani pas takimit ka thënë se presin paraqitje të barabartë mes dy shteteve ne dialog, shkruan arbresh.info.

“Presim që ky dialog të jetë mes dy palësh të barabarta dhe ka kuptim vetëm nëse përfundon me njohje të ndërsjellës”, ka thënë ajo.

Ajo gjithashtu ka përmendur se nuk duhet të ketë negocion për territor dhe sovranitet.

“Si Kuvend i Republikës së Kosovës ne kemi miratuar edhe disa rezolutash ët cilat presin të respektohen nga Qeveria e Kosovës, e që deklarojnë qartë se nuk ka negocim të territorin e Kosovës, për sovranitetin dhe të rendit tonë të brendshëm kushtetues”, ka shtuar Osmani.

Para këtij takimi i dërguari i posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme