Kryeparlamentarja Vjosa Osmani deklaroi se do të vazhdojnë të kenë takime me partnerin e koalicionit për t’u dakorduar për çështjen e heqjes së tarifës.
Ajo nuk tregon detaje për takim e së premtes, ku përfaqësues të koalicionit, u takuan për disa orë në objektin e qeverisë për të diskutuar rreth kësaj çështje.
“Jemi taku të premten, do të takohemi prapë ditëve në vijim… nga e hëna do të mund të flasim më në detaje për këtë çështje”, tha ajo.
Për këtë është pyetur nga KP edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili ka mohuar e flasë sot për çështjen e tarifës. Të dy këta kanë marrë pjesë në shënimin e ditës ndërkombëtare të personave që përdorin karroca.
Përndryshe, derisa Kurti ka dhënë një propozim për heqjen e tarifës, Mustafa sot ka thënë se taksa duhet të hiqet ashtu siç po e kërkon SHBA.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...