Osmani kërkon që FSK-së t’i krijohen shtesat e rrezikshmërisë, për punë jashtë orarit dhe mëditje për trajnime

11:01 | 21 Nëntor 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në adresimin e saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, foli edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Osmani tha se ka mbështetur vazhdimisht kërkesat që ushtarakëve tanë tu mbulohen shtesat e rrezikshmërisë, shtesat për punë jashtë orari, mëditjet për trajnime që zgjasin mbi një muaj.

E para e vendit, kërkoi nga deputetët e Kosovës që nëpërmjet procedurës së shmangies të paraqesin amendamente edhe në seancë.

“Shfrytëzojeni këtë mundësi, që t’i propozohet buxhetit të FSK-së shtohen shuma e duhur që ushtarakët tanë t’i kenë shtesat e rrezikshmërisë, shtesat për punë jashtë orari, mëditjet për trajnime që zgjasin mbi një muaj”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, ky do të ishte kontribut i jashtëzakonshëm në fuqizim e ushtrisë sonë, dhje një lajm i mirë në fund vit për secilin prej tyt që i shërben atdheut.

“Si komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës jam e bindur se një FSK e fuqizuar është një Kosovë e fuqishme

Ushtria është një prej sukseseve më të mëdha të vendit tonë, si trashëgimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtarët e FSK-së kanë ditur ta përfaqësojnë vendin me nder gjithnjë duke treguar profesionalizëm të pashoq, që i padyshim i bën të denjë dhe qysh sot të jenë pjesë e ushtrive të anëtarëve të NATO-s

Jam angazhuar në forcimin e bashkëpunimit për anëtarësim sa më të shpejt të Kosovës në NATO

Përderisa ushtria jonë po furnizohet ma armatim modern, dhe po forcon kapacitet për mbrojte të vendit nga çdo rrezik nuk duhet të harrojmë së pasuria më e madhe që e ka ushtria jonë e Kosova janë njerëzit brenda saj

Mirëqenia ekonomike e sociale e ushtarakeve tanë motivimi i tyre, duhet po ashtu të shndërrohen në prioritet.

Kam mbështetur vazhdimisht kërkesat që ushtarakëve tanë tu mbulohen shtesat e rrezikshmërisë, shtesat për punë jashtë orari, mëditjet për trajnime që zgjasin mbi një muaj.

Armatimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe kyq për fuqizimin e shtetit tonë.

Por ai ka kuptim kur mbrapa armës qëndron ushtaraku i motivuar dhe i mbështetur

Të nderuar deputet hapin e parë mund ta bëni qysh sot, praktika e kuvendit ju lejon nëpërmjet procedurës së shmangies të paraqitni amendamente edhe në seancë.

Shfrytëzojeni këtë mundësi, që t’i propozohet buxhetit të FSK-së shtohen shuma e duhur që ushtarakët tanë t’i kenë shtesat e rrezikshmërisë

Ky do të ishte kontribut i jashtëzakonshëm në fuqizimin e ushtrisë sonë, dhje një lajm i mirë në fund vit për secilin prej tyre që i shërben atdheut”, u shpreh Osmani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme