Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.
Në takim me ministrin Akar, Presidentja Osmani ka theksuar se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, ndaj ka kërkuar mbështetjen turke në këtë proces, raporton arbresh.info.
Presidentja Osmani dhe ministri Akar kanë biseduar edhe për mundësitë për bashkëpunim ushtarak si dhe për mundësinë e furnizimit me pajisje ushtarake.
Në takim është biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe trajnimit të oficerëve, nënoficerëve dhe pilotëve të FSK-së.
Presidentja Osmani në takim me ministrin Akar ka folur edhe për situatën politike aktuale, ku ka potencuar kërcënimet dhe provokimet e vazhdueshme nga Serbia, të cilat synojnë desatabilizimin e rajonit./arbresh.info/
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...