Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot takim me Kryesuesin e KGjK-së, Albert Zogaj, zëvendësin e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, dhe Koordinatoren Nacionale për rastet e dhunës në familje nga Zyra e Kryeprokurorit të shtetit, Sevdije Morina.
Në takim, Osmani ripërsëriti shqetësimin e thellë lidhur me fenomenin alarmues të vrasjes së grave, si dhe nevojën urgjente që të zbatohen me përpikëri dispozitat ndëshkuese të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, Osmani shtroi nevojën që të zbatohet edhe udhëzuesi për politikën ndëshkimore në rastet e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, si dhe të punohet në drejtim të ashpërsimit të kësaj politike.
“Në këtë drejtim, Presidentja Osmani u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që urgjentisht t’i ndërmarrin të gjitha masat sipas legjislacionit në fuqi për prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët shqiptojnë dënime dhe shpallin aktgjykime të cilat nuk janë në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe udhëzuesin për politikat ndëshkimore”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Gjithashtu, në përvjetorin e 25- të masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër, Presidentja Osmani i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që urgjentisht të merren në pyetje të mbijetuarit e këtyre masakrave në mënyrë që të vendoset drejtësia për viktimat./Arbresh.info
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media