Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim Ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë, Anna Lührmann.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani, si dhe mbështetjen gjermane për integrimin euroatlantik të vendit tonë, shkruan Arbresh.info.
Osmani thuhet se ka theksuar rëndësinë e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat “padrejtësisht po prekin më së shumti qytetarët e vendit.”
Po ashtu, në takim u diskutua edhe për Procesin e Berlinit, me ç’rast ajo ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dalura nga ky proces.
Presidentja Osmani, në prag të lansimit zyrtar të Qendrës Rajonale për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka shprehur rendësin e rritjes së partneritetit me Gjermaninë për iniciativa të përbashkëta të cilat kanë për qëllim avancimin tutje të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë./Arbresh.info/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...