Osmani: Kërcënimet me dërgim në Gjykatën Kushtetuese nuk më zmbrapsin

17:48 | 20 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar një pjesë të raportit preliminar të misionit vëzhgues të BE-së të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, të cilët kanë thënë se shkarkimi i Valdete Dakës nga kryesimi i KQZ-së, ka qenë politik.

Ajo në një konferencë për media ka thënë se shkarkimi i Dakës ka qenë në harmoni me Kushtetutnë dhe Ligjet, duke theksuar se vlerësimi i misionit vëzhgues ka qenë jashtë mandatit të tyre, pasi ajo nuk është shkarkuar për zgjedhjet lokale.

“E kundërshtoj konstatimin e njërës nga fusnotat e këtij raporti, ku synohet t’i ipet konotacion politik ndërprerjes së mandatit kryetares së KQZ-së. Konstatimi i tyre është jashtë mandatit, pasi ndërprerja e mandati nuk është për zgjedhjet e tetorit. Interpretimi i ligjshmërisë së presidentes është kompetencë e organeve kompetente e jo i misioneve vëzhguese.Vendimi ka qenë në përputhshmëri me Ligjin, Kushtetutën”, tha Osmani, raporton arbresh.info.

Ajo ka thënë se KQZ me udhëheqje të re sot nuk është temë diskutimi i agjendave politike, por i vlerësimit për organizmin e zgjedhjeve.

Osamni ka thënë se është vendosur për respektimin e Kushtetutës dhe Ligjit se kërcënimet për dërgim në Gjykatën Kushtetuese nuk e zmbrapsin.

“Mua nuk do të mund të më zmbrapsë askush me kërcënime me dërgim në Gjykatën Kushtetuese, sa për mua le të dërgojnë çdo javë nga një rast. Si presidente e vendin do të mbetëm e përkushtuar në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, tha Osmani.

PDK kishte paraljmëruar se do ta dërgojë në Kushtetuese vendimin e Osmanit për shkarkimin e Dakës, por një gje të tillë nuk e ka bërë deri tash.Një veorim të tillë nuk e kishte mohuar as Daka, por as ajo nuk ka dërguar ankesë në Kushtetuese.

Osmani kishte shkarkaur Valdete Dakën nga kryetarja e KQZ-së më 14 qershor të këtij viti, me arsyetimin se nuk ka ruajtur pavarwsinë e këtij institucioni gjatë përgaditjeve të zgjedhjeve parlamnetare të mbajtura më 14 shkurt 2021.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme