Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefen e re të UNICEF-it për Kosovë, Veronika Vashchenko, të cilën e ka përgëzuar për detyrën, duke uruar për vazhdimin e bashkëpunimit konstruktiv.
Në takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe rëndësinë e përpjekjeve për ta përmirësuar mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve në Kosovë.
Osmani potencoi se partneriteti me UNICEF-in, është i rëndësishëm për zbatimin e programeve dhe politikave që mbështesin zhvillimin dhe mbrojtjen gjithëpërfshirëse të fëmijëve.
Në këtë kontekst, ajo vuri në dukje përpjekjet për qasjen e fëmijëve në arsim cilësor dhe fuqizimin e mirëqenies së tyre.
Gjatë takimit, në veçanti u diskutua për projekte në përkrahje të edukimit të hershëm të fëmijëve, mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta si dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike në shëndetin e fëmijëve.
Presidentja Osmani, ndër të tjera, në këtë takim shtroi nevojën e zbatimit të programeve të fokusuara tek fëmijët dhe promovimi i barazisë gjinore në të gjithë sektorët./Arbresh.info/
“Unë dhe Meta, çdo gjë e kemi arritur vetë”/ Kryemadhi: Do m...
Brenda tetë muajve përfundon tuneli në Kurriz, Rama: Projekt...
Geci: Vëllait i kanë ndodhur disa raste të improvizuara nga ...
Qeshja e Thaçit me dëshmitarin Fadil Geci, Endriti e poston ...
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, p...
Neymar pas rikthimit: Fluturat në stomak para lojës janë gji...