Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin gjerman Joern Rohde.
Ajo ka uruar ambasadorin dhe popullin gjerman për 3 tetorin, Ditën e Bashkimit të Gjermanisë.
Zonja Osmani ka thënë se 30 vjetori i bashkimit të të dy Gjermanive përbën frymëzim dhe model për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave demokratike.
“Teksa sot gjermanët kremtojnë, ndonëse me sheshe më pak të mbushura , shkaku i pandemisë, ne bashkohemi me ta për të festuar këtë 30 vjetor dhe për të rikonfirmuar përkushtimin për vazhdimësinë e miqësisë dhe lidhjes së fortë mes popullit të Kosovës dhe popullit të Gjermanisë”, ka thënë zonja Osmani.
Sipas saj, tre dekada më parë, Gjermania ishte prijetare në zhvillimin politik e ekonomik sepse gjermanët treguan guximin dhe vendosmërinë për të përqafuar vlerat më sublime të demokracisë.
Një telegram me rastin e Ditës së Bashkimit të të dy Gjermanive, zonja Osmani ia ka drejtuar edhe Kryetarit të Bundestagut, Wolfgang Schäuble./arbresh.info
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...