Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Në një konferencë për media Presidentja së bashku me presidentin e këshillit të Evropian, biseduan për liberalizimin e vizave, dhe çështje të tjera, shkruan arbresh.info
Ajo theksoi që duhet të ketë një angazhim aktiv që të bëhet liberalizimi i vizave. Osmani theksoi se mos përmbushja e premtimeve në raport me rajonin e teston edhe besueshmërinë e Bashkimit Evropian, duke lënë nganjëherë edhe hapësirë, për ndikim të jashtëm, shkruan arbresh.info
E para e vendit, theksoi se proces i liberalizimit të vizave është vonuar pavarësisht të përmbushjes së të gjitha kritereve nga Republika e Kosovës.
“Duhet prandaj të ketë një angazhim aktiv, në mënyrë që të gjitha shtete anëtare, të votojnë pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës , sepse deri tani ka ekzistuar një diskriminim i qartë ndaj popullit tonë, një padrejtësi e thellë, prandaj edhe ne do vazhdojmë që të jemi me të zëshëm deri sa të hiqet edhe pengesa e fundit në këtë drejtim” ka deklaruar Osmani.
Ndryshe, i pari i Këshillit të Evropian, po ashtu sot do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut dhe më pas do ta vizitojë edhe Malin e Zi.
Ky është turneu i dytë i vizitave në Ballkanin Perëndimor që Charles Michel ka zhvilluar, pasi në maj ai vizitoi Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...