Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po mbahet në Prishtinë.
Osmani deklaroi se ajo përfaqëson një popull që ka qenë viktimë e gjenocidit të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.
“Sakrifica e vërtetë dhe qëndrueshmëria kanë sjellë deri tek liria e fituar me gjak e me djersë”, tha Presidentja.
Ajo tha se ndërsa Kosova dhe vendet tjera janë të rrezikuara nga sfida të shumta , Kosova dhe fqinjtë, shumica janë duke kontribuuar gjithnjë e më shumë në mënyrë pozitive për heshtjet transatlantike dhe jemi ne rreshtuar plotësisht sa i përket heshtjeve nga Rusia deri te Kina, luftimi i terrorizmit, ndryshimeve klimatike, energjetike e kështu me radhë.
Osmani shtoi se Kosova është anëtare e familjes transatlantike e përkushtuar për partneritet dhe aleancë.
“Pjesëmarrësit në këtë seminar vijnë në vendin dhe në kohën e duhur për shkak se adresohen më shumë se sa perspektiva të ardhshme, por këto do të jenë veprimet e ardhshme që do të kërkojnë kohën për një integrim euroatlantik të prekshëm, të dukshëm dhe të i vërtetë”, tha ajo.
Për Kosovën integrimi euroatlantik ka qenë më shumë se sa thjesht një deklaratë e zbrazët, ajo gjithmonë ka qenë dhe do të jetë një interes vital, strategjik kombëtar, deklaroi Osmani.
Osmani poashtu tha se është jashtëzakonisht më rëndësi për secilin anëtarë të NATO-s që ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në partneritetin për paqe.
Osmani u shpreh se aktualisht po kërcënohet stabiliteti, demokracia dhe paqja në mbarë botën, ndërsa në vijimësi ka sulme të sofistikuara hibride.
“Bota siç e dimë të gjithë po ndodhet në një pikë kthese, ne po ballafaqohemi me realitetin e kërcënimeve botërore, ndaj paqes, stabilitetit dhe demokracisë. Gjithashtu po ballafaqohemi me sulmet e sofistikuara hibride, dezinformime dhe propaganda, kërcënime transnacionale dhe ndikimet e sigurisë që burojnë nga disa prej heshtjeve që nuk njohin kufi, ndryshimet klimatike dhe pandemia”, tha Osmani.
Presidentja ka thënë se vlerat demokratike dhe rregullat mbarë botërore jo vetëm që po kërcënohen por janë edhe duke u sulmuar./rtk/
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë
Situata në Ibër Lepenc, Rizvanolli: Mund të ketë reduktime t...
Policia shqiptoi afro 800 gjoba brenda një jave në rajonin e...