Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një ceremoni të mbajtur në Presidencë, me motivacionin për kontribut për lirinë e Kosovës ia ka dorëzuar Medaljen Urdhri i Lirisë, ish-ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping.
Kjo Medalje i është akorduar z. Scharping në vitin 2004 nga ana e Presidentit Ibrahim Rugova, porse nuk i është dorëzuar asnjëherë.
Gjatë luftës në Kosovë, më 1999, Scharping kishte përkrahur intervenimin e NATO-s, teksa në ditarin e tij “Nuk guxojmë të shikojmë mënjanë: Lufta e Kosovës dhe Evropa”, ka paraqitur zhvillimet politike të këtij misioni, shkruan arbresh.info.
Presidentja Osmani ka theksuar se dekorimi i ish-ministrit gjerman përkon me 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës, për të cilën ai ishte meritor.
“Siç thoshte presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova, shtëpia nuk mbahet pa miq. Kjo dekoratë dëshmon se Kosova di t`i nderojë miqtë, ata që në orët e errëta të historisë i dolën në krah. Scharping është njëri nga meritorët për lirinë që e gëzojmë. Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj angazhimit të tij për lirinë tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Kurse Scharping ka falënderuar Presidenten Osmani për dekorimin, duke theksuar se është i nderuar që kontributi i tij vlerësohet nga institucionet dhe populli i Kosovës./arbresh.info/
“Gjesti ka dal si king”, banorët diskutojnë për Gjestin pas ...
Lutfiu: Serbët bllokuan rrugën në Bujanoc, tentuan të hynin ...
Abdixhiku prezanton projektet me 5 miliardë euro investime
Mickoski: Për të zgjidhur problemin me ndotjen na duhet ndër...
“118 cep më cep”, Kurti prezanton sloganin për z...
Sulmuan një 48 vjeçar me mjete të forta, dy të arrestuar në ...