Presidenti amerikan, Joe Biden, është infektuar me koronavirus dhe ka simptoma të lehta, ka thënë Shtëpia e Bardhë.
Për këtë ka reaguar presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i ka uruar shërim të shpejtë homologut amerikan.
“I urojmë shërim të shpejtë Presidentit Biden. Qytetarët e Kosovës i dërgojnë urimet më të mira”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Sipas njoftimit, ai ka rezultuar pozitiv për Covid-19, mëngjesin e sotëm.
Biden është i vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, si dhe ka marrë dy doza përforcuese të vaksinës.
“Këtë mëngjes, Presidenti Biden ka rezultuar pozitiv në COVID-19. Ai është i vaksinuar plotësisht, ka doza përforcuese dhe aktualisht ka simptoma të lehta. Ai ka nisur të trajtohet me Paxlovid. Sipas udhëzimeve të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ai do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij gjatë asaj kohe”, ka thënë Sekretarja për Media në Shtëpinë e Bardhë, Karine Jean-Pierre./arbresh.info/
Wishing a speedy recovery to President Biden @POTUS!
The people of Kosovo send their best wishes. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/tUX66zH5L1
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 21, 2022
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...