Osmani i reagon Veliut: Kosova po kalon nëpër dy pandemi, COVID-19 dhe politikanëve të papërgjegjshëm

23:56 | 8 Prill 2020
Trina Galanxhi

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, pasi ky i fundit e ka quajtur Osmanin përkthyese e Thaçit, që nuk guxoi të garojë për kryetare të Mitrovicës as Prishtinës.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se, Kosova po kalon nëpër dy pandemi, të COVID-19 dhe politikanëve duke iu referuar Veliut.

“Vendi ynë po kalon dy pandemi: Atë të coronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm”, shkroi ajo.

Osmani theksoi se duhet kujdesur siç tha nga higjiena mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues.

“Prandaj këto ditë, përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues. Në të dyja betejat, do ja dalim”, tha Osmani. /telegraf/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme