U. d presidentja Osmani i ka dërguar letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me procesin e votimit dhe verifikimit të aplikimeve për votim të mërgatës.
Osmani drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me procesin e votimit dhe verifikimit të aplikimeve për votim të mërgatës, ka reaguar duke thënë se e drejta e votës, është e drejtë e patjetërsueshme, e cila nuk mund të kushtëzohet me një telefon, thuhet në letrën e Osmanit drejtuar KQZ-së, shkruan arbresh.info.
Tutje në letrën e Osmanit drejtuar KQZ-së, thuhet se cenimi i integritetit e besueshmërisë së procesit do të krijonte pastaj vonesa të mëdha deri në certifikimin e rezultatit zgjedhor.
“Ndonëse në parim mund të kuptoj qëllimin për parandalimin e keqpërdorimeve në procesin zgjedhor , nga ana tjetër druaj se një veprim i tillë mund të shkaktojë dëme të mëdha në procesin që po na pret , duke e cenuar integritetin e tij . Cenimi i integritetit e besueshmërisë së procesit do të krijonte pastaj vonesa të mëdha deri në certifikimin e rezultatit zgjedhor”, ka shkruar Osmani .
Ajo ka lutur KQZ-në që ta rishqyrtojë arsyeshmërinë e vendimit.
“Andaj , duke e pasur për qëllim interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor në vend , si dhe duke marrë për bazë detyrimin tim kushtetues që të garantoj funksionimin kushtetues të institucioneve në vend , ju lus ta rishqyrtoni arsyeshmërinë e vendimit të lartpërmendur”, ka përfunduar ajo./arbresh.info/
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...