Në kuadrin e vizitës së saj zyrtare në Zvicër, kryetarja e Parlamentit të Kosovës, njëherësh ushtruese detyre e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, është duke zhvilluar një takim me përfaqësues të mërgatës në Zvicër, në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Zvicër.
Duke ju drejtuar bashkatdhetarëve të pranishëm, zonja Osmani ka vënë në pah arritjet e diasporës dhe kontributin e saj të padiskutueshëm për të gjitha zhvillimet në atdhe, raporton albinfo.ch.
Ajo ka folur edhe për disa nga përcaktimet që institucionet e reja kanë marrë për t`i realizuar në raport me diasporën. Si pikë e parë në këtë drejtim, sipas zonjës Osmani është ndërrimi i ligjit për zgjedhjet, i cili duhet që urgjentisht të mundësojë votimin në përfaqësitë diplomatike dhe konsullare në vendet ku jeton mërgata.
“Kthimi i trurit” është përcaktimi i radhës i institucioneve kosovare në raport me diasporën, për të cilën presidentja në detyrë ka pranuar se është bërë fare pak.
Ndërsa mbështetja e mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe çështja e kartonit të gjelbër janë edhe dy pikat me prioritet për institucionet kosovare që do të dalin nga zgjedhjet e fundit.
Në vazhdim, pjesëmarrësit në këtë takim janë duke zhvilluar një debat të gjallë me mysafiren nga Kosova.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...