Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot po qëndron në Junik.
Në këto momente ajo ka kryer takimin me kryetarin e kësaj komune, Ruzhdi Shehu, raporton arbresh.info
Në një fjalë rasti Osmani tregoi çka diskutoi me kryetarin e kësaj komune.
“Ishte kënaqësi që ta takoj sot për herë të parë pas zgjedhjes, zyrtarisht kryetarin e komunës së Junikut, urova për detyrën tejet te rëndësishme për shkak se rëndësia dhe potenciali i komunave asnjëherë nuk duhet të definohet për nga madhësia e tyre po për nga kapacitetet që kanë dhe komuna e Junikut ka kapacitet dhe potencial të tillë”, tha Osmani.
Tutje presidentja tha se diskutuan në veçanti për dy fusha të caktuara, ku kjo komune mund të ofrojë shumë jo vetëm për qytetarët e saj po për gjithë Kosovën, është fusha e turizmit dhe agrobiznesit dhe fusha e bujqësisë në përgjithësi.
“Diskutuam për investitor te huaj në këtë komunë sidomos në fushën e turizmit por edhe në disa prej pengesave qe ballafaqohet kjo komunë në mënyre që t’i anashkalojmë ato apo ta lehtësojmë rrugën përpara me mbështetjen e plotë të nivelit qendror,” shtoi Presidentja.
Në përmbyllje të fjalimit, Osmani tha se tani do të kem kënaqësi që me kryetarin dhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta ta nderojmë edhe figurën e heroit Edmond Hoxha dhe pastaj të vazhdojmë tek Kuvendi i Junikut ku do t’iu drejtohemi të pranishmeve për një fjalë rasti në këtë datë të rëndësishme për shqiptarët. /arbresh.info/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...