Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, dialogun me Serbinë si dhe për raportet bilaterale Kosovë-Slloveni, shkruan Arbresh.info.
Osmani ritheksoi se Sllovenia është mike dhe aleate e fuqishme e Kosovës, ndaj i shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Në këtë frymë, Presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes sllovene për anëtarësim në BE, NATO, sikurse edhe në organizata ndërkombëtare./Arbresh.info/
SHBA dhe aleatët, shumë pranë finalizimit të huasë prej 50 m...
Fytyra e BE-së në Kosovë: “Hat tricku” estonez e nervozon Vu...
Rovena-Gresës: Unë ta kam vënë X ty moj e mjerë
Haliti për Asociacionin: Asnjë qeveri nuk ka pasur sukses me...
Abdixhiku viziton Vushtrrinë: Familjet kosovare mbi të gjith...
USAID-i shënon 25-vjetorin e ekzistencës në Kosovë