Osmani i kërkon emisarit slloven vazhdimin e mbështetjes për anëtarësim në BE, NATO e organizata ndërkombëtare

19:38 | 4 Korrik 2024
E.G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, dialogun me Serbinë si dhe për raportet bilaterale Kosovë-Slloveni, shkruan Arbresh.info.

Osmani ritheksoi se Sllovenia është mike dhe aleate e fuqishme e Kosovës, ndaj i shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Në këtë frymë, Presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes sllovene për anëtarësim në BE, NATO, sikurse edhe në organizata ndërkombëtare./Arbresh.info/

Të ngjashme