Osmani i informon Scholzin dhe Mitsotakisin për sulmin terrorist të 24 shtatorit, kërkon të mbahet Serbia përgjegjëse

19:47 | 5 Tetor 2023
E.H

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në Spanjë kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis të cilëve, u ka treguar për sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës.

Me anë të një postimi në platformën X, Osmani u ka theksuar domosdoshmërinë për të mbajtur Serbinë përgjegjëse për përpjekjet e saja për destabilizim e rajonit.

”Informova @Bundeskanzler Scholz dhe @PrimeministerGR Mitsotakis për sulmin terrorist dhe aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës. Theksova domosdoshmërinë për të mbajtur Serbinë përgjegjëse për përpjekjet e saj për të destabilizuar vendin tonë dhe të gjithë rajonin“, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se sot Presidentja Osmani është takuar edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron me të cilin kanë diskutuar poashtu për situatën e sigurisë në Kosovë./Arbresh.info

Lexo edhe:

Osmani dhe Macron diskutuan për sigurinë në Kosovë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme