Osmani i bashkohet thirrjes së kryetarëve të Komisioneve të Jashtme për heqjen e masave ndaj Kosovës

12:51 | 13 Dhjetor 2023
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar deputeten britanike, Alicia Kearns dhe Kryetarët e Komisioneve të Jashtme për letrën e dërguar shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani i është bashkangjitur thirrjes së tyre për largimin e masave ndaj Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Osmani shtoi se paqja dhe siguria janë themeli i një të ardhmeje të begatë për gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit Alicia Kearns & të gjitha karriget e tjera në të gjithë Evropën për mbështetjen tuaj. Paqja dhe siguria janë themeli i një të ardhmeje të begatë për të gjithë BB. Paqja dhe siguria lulëzojnë kur përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të shkojnë!”, shkroi Osmani.

Ndryshe, kjo letër reflekton rëndësinë kritike dhe urgjencën e adresimit të realitetit aktual mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në dritën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ne po ju shkruajmë për të kërkuar që të gjitha masat ndëshkuese kundër Kosovës të anulohen dhe të rifillojë bashkëpunimi i plotë me Qeverinë e Kosovës.”, thuhet ndër të tjera në letrën e Kryetarëve të Komisioneve të Jashtme.

Letra është e nënshkruar nga kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Çekisë, Irlandës, Lituanisë, Estonisë, Letonisë, Belgjikës, Kroacisë, Danimarkës, Italisë dhe Bullgarisë përmend në detaje sulmet e njëpasnjëshme, si agresionin serb më 24 shtator, kidnapimin e policëve, si dhe kërkon të dihet roli i Serbisë në sulmin e shtatorit, etj. Në letër po ashtu theksohet se agresioni i 24 shtatorit mund të kishte eskaluar po të mos ishte profesionalizmi i Policisë së Kosovës./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Kryetarët e Komisioneve të Jashtme i drejtohen me letër Borrellit dhe Lajçakut për dialogun dhe agresionin e Serbisë ndaj Kosovës

 

Të ngjashme