Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy qytetarëve nga vërshimet në Pejë.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se përkrahja për Komunën e Pejës duhet të vazhdojë.
“Humbja e dy qytetarëve tanë si pasojë e vërshimeve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën. I shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve, kryetarit të Komunës z. Gazmend Muhaxheri dhe gjithë qytetarëve të komunës së Pejës për këtë humbje të madhe e kaq tragjike”, është shprehur presidentja.
Osmani tha se në këto momente është me rëndësi që përkrahja të vazhdojë në mënyrë që Komuna e Pjesës të përballojë dhe të rikuperohet nga kjo situatë e vështirë
“Forca e Sigurisë së Kosovës dhe gjithë institucionet e tjera që merren me emergjenca të tilla janë në Pejë që nga mbrëmë duke ofruar ndihmën dhe përkrahjen e tyre. Në këto momente të rënda, është me rëndësi që përkrahja të vazhdojë në mënyrë që Komuna e Pejës të përballojë dhe të rikuperohet nga kjo situatë e vështirë e tragjike”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi