Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ka përfaqësuar Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington D.C.
Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, presidentja Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.
“Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të Aleancës së Shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht presidentit Biden dhe SHBA-ve”, ka theksuar presidentja Osmani.
Iniciativa Compact Ukraine, si aktivitet përmbyllës i Samitit të NATO-s, është pjesë e përkushtimit të NATO-s dhe partnerëve të saj për sigurinë afatgjate të Ukrainës. Kjo iniciativë e NATO-s, krijon një arkitekturë gjithëpërfshirëse të sigurisë për t`i forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës.
“Në përfundim të Samitit, presidentja Osmani ka biseduar me presidentin Biden, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ka pasur mundësi të diskutojë edhe me liderë të tjerë nga disa shtete të botës”, thuhet në komunikatë./rtk
Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhuron sot libra për mbi 30 b...
Moti në Shqipëri do të jetë me diell dhe mjegull
Nëntë ditë nga zgjedhjet Trump tubim në Manhatan, Harris në ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit