Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për procesin e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në veri të vendit. Duke qe quajtura procesin të drejtë legjitime të qytetarëve, Osmani ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke i proceduar për konfirmim final këto nënshkrime.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është shumë më rëndësi të potencohet se heqja e masave është e lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve dhe kjo e bënë domosdoshmëri mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejtë në katër komunat në veri të vendit.
Osmani ka deklaruar se në momentin kur të konfirmohen largimet e kryetarëve atje, brenda 30 deri 45 ditë do t’i caktojë zgjedhjet e reja.
“KQZ është brenda atyre afateve të parapara me udhëzim administrativ dhe për aq sa jam e informuar në takimet e vazhdueshme të kryetarit të KQZ jemi duke proceduar më konfirmimin final të këtyre nënshkrime dhe besoj që shumë shpejt KQZ do të mblidhet për ta miratuar edhe atë që quhet plan operacional që parasheh datat e të gjithave procedurave tjera, përfshirë edhe kur do të mbahet largimi i kryetareve dhe menjëherë pasi të konfirmohen rezultatet e largimit të kryetareve të cilat kërkojnë mbi 50 për qind e të gjithë trupit votues të votojnë pro dhe nëse ndodh një gjë e tillë, brenda 30 deri 45 ditë është afat i cilit unë si presidente caktoj zgjedhje të reja lokale”, u shpreh Osmani./rtk
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj